Ish-mbrojtësi i Liverpoolit Skrtel pranë vdekjes, e shpëtojnë lojtarët (VIDEO)

0

Futbollisti i Sllovakisë, Martin Shkrtel, është goditur me top në kokë nga lojtari kundërshtar dhe ishte alivanosur.

Në finalen e Kupës së Mbretit në Tajlandë luajtën Sllovakia dhe nikoqiri, ndërsa në minutën 27 futbollist tajlandez Chanathip Songkrasin përmes një kundërsulmi u përpoq të pasojë drejt mesit të fushës, por topi goditi mbrojtësin sllovak Martin Shkrtel.

Ai menjëherë u rrëzua në fushë dhe mbeti pa vetëdije.

Në ndihmë i erdhi bashkëlojtari Ondrej Duda dhe nisi t’ia nxjerrë gjuhën dhe më pas në fushë vrapuan edhe mjekët nga të dyja bankat rezervë, transmeton KosovaPress.

Pas disa minutash Shkrtel erdhi në vete dhe vazhdoi lojën deri në minutën 73 kur u zëvendësua nga Jan Kozak. Sllovakia fitoi takimin me rezultat 3:2.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here