Ish-legjenda e Arsenalit afër vetëvrasjes

0

Fotografitë shokuese të ish-legjendës së futbollit, Kenny Samson që mbrojti ngjyrat e Arsenalit dhe eprezentacionit të Anglise vite më parë, po bëjnë xhiron e botës.

I varur nga alkooli, i pastrehë, dhe i shtrirë në një park me një shishe alkooli në dorë, ai ka thënë se po e mendon vetëvrasjen, transmeton Indeksonline.

Kjo gjendje mjeruese e tij, publikohet nga Mirror vetëm pak ditë pasi ish-klubi i tij Arsenal mori kupën në Wembley. Samson mbetet vetëm një hije e lojtarit që çdo herë u votua si mbrojtësi më i mirë në vend.

“Kam nevojë për ndihmë, e di së më duhet ndihmë. Jam i lumtur që këto fotografi do të shfaqen dhe do të tregojnë gjendjen time. Do të tregojnë të vërtetën për mua”, ka thënë 56-vjeçari gjatë intervistës emocionuese.

Gjatë kësaj interviste ai guximshëm e ka pranuar se po shqyrton mundësitë që të vetëvritet me anë të tabletave, se është i pastrehë dhe fle rrugëve, se e fillon ditën çdo ditë duke çuar një shishe vere, dhe se pi çdo ditë deri në vdekje sepse kurrë nuk ka mundur të tejkaloj tronditjen nga divorci me gruan e tij.

Kenny që ka luajtur në tre edicione të Wembley-it, kishte fituar 86 ndeshje me Anglinë përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

Por tani, Mirror ka ndërmarrë një aksion për të ndihmuar Kenny-n së bashku me Federatën e Futbollit Profesional dhe Klinikën sportive “Chance”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here