Ish kryeministri i Katarit blen pikturën e Picasso-s

0

Është zbuluar blerësi misterioz i pikturës së Pablo Picasso “Les Femmes d’Alger”, ku shihet një femër nudo, e që u shit në ankand për 179.3 milionë dollarë dhe është piktura më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Blerëzi misterioz bëhet e ditur se është Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani.

Piktura u shit në në Nju Jork, më 11 maj, nga kompania “Christie’s”.

Një burim ka thënë për “New York Post”: “Piktura nuk do të shfaqet në publik në Katar, për shkak të të femrës nudo që është në të, për më tepër që është një punë kubizmi”.

Miliarderi Hamad bin Jassam ka qenë kryeministër i Katarit në vitet 2007-2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here