Ish-komandanti Sami Lushtaku në grevë urie, i përkeqësohet shëndeti

0

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është duke vazhduar të mbajë grevë urie edhe sot, për të tretën ditë me radhë.

Ish-komandanti i UÇK-së grevën e filloi në shenjë proteste për mosmarrjen e trajtimit adekuat mjekësor.
Lushtaku ishte shtrirë për dy ditë në QKUK pas problemeve të tij me shëndetin, por siç bëhet e ditur, gjyqtari i tij kishte ndaluar autorizimin për qëndrimin e tij edhe më tutje në QKUK, përkundër sugjerimit të mjekëve.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, i cili përmes telefonit tha për KosovaPress se gjendja e tij shëndetësore është duke u përkeqësuar.

Koci tha se Lushtaku ia ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend ta ndaloj grevën.
“E konfirmoj se zotëri Lushtaku është në grevë urie dhe gjendja e tij shëndetësore, për shkak të problemeve të tij shëndetësore, por tash edhe për shkak të grevës është e rëndë dhe shkon duke u përkeqësuar. Edhe pse nuk e kam vizituar ende sot, këtë ma ka thënë vetë ai pà «rmes telefonit. Gjithashtu, këtë ma konfirmuan edhe personat e tjerë kompetent. Theksoj se sipas rekomandimit të mjekëve në gjendjen që është ai duhet të shtrihet në spital, por për shkak se gjyqtari i çështjes nuk ia ka dhënë ende lejën, ai vazhdon të jetë në burg”, tha Koci.

Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg nga gjyqtari Dariusz Sielicki, për vrasjen e një personi, kufoma e të cilit nuk është gjetur ende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here