Ish-komandanti, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale

0

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”, ka shkruar Koci në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here