Ish këshilltari i Hashim Thaçit formon parti të re

0

Ish këshilltari i ish kryeministrit dhe zv.kryeministrit aktual Hashim Thaçi, Dukagjin Gorani ka paralajmëruar formimin e një partie të re në skenën politike të Kosovës. Ai mbrëmë në emisionin “Komiteti” në RTK ka thënë figurativisht se do të përpiqet të marrë një tiketë për lotarinë politike kosovare. Gorani është shprehur se shumë më e moralshme është të formojë një parti dhe të shfaqë alternativën e tij se sa të flas nga anash dhe të mos veprojë. Dhe në këtë emosion Gorani ka vazhduar t’i atakojë kundërshtarët politik, duke thënë se dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK nuk mund të reformohen, ndërkohë që edhe Vetëvendosja sipas tij nuk dallon shumë nga ato. Sociologu Gorani nuk ka mundur në emission t’i emërojë bashkpartiakët e ardhshëm por ka thënë se llogaritë në të gjithë të paknaqurit. I nxitur nga moderatori i debatit, ai i ka lavdëruar pjestarët e shoqërisë civile Lumir Abdixhiku dhe Dastid Pallaska por nuk ka mundur të thotë se do të formojë parti me ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here