Ish kandidati për deputet i VETËVENDOSJES, deputet në Zvicërr

0

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës, Osman Osmani për herë të dytë do të bëhet deputet në Parlamentin kantonal të Schaffhausen-it.

Lajmin e ka konfrimuar për albinfo.ch vet Osman Osmani.

Deputeti i parë kantonal shqiptar i zgjedhur në Zvicër, Osman Osmani  do ta zëvendësojë deputetin e tërhequr kantonal të Partisë Socialdemokrate të Schaffhausenit, pedagogun Daniel Fischer.

Osmani është shprehur i gatshëm të riangazhohet përsëri në politikën zvicerane me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës

„.Do të merrem ndër të tjera me tema të politikave të migracionit dhe fuqizimit të pjesemarrjes së migranteve në jeten politike“, tha Osman Osmani.

„Sigurisht se do të angazhohem edhe në komisione parlamentare si ato të çeshtjeve sociale, shendetesore apo edhe arsimore“, thotë në një pronocim për albinfo.ch Osman Osmani

Osmani ishte edhe ansamblesit në qytetin e Schaffhausen-it në periudhën 2013-2016, por ishte tërhequr për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e kaluara për Parlamentin e Republikës se Kosovës.

Në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të këtij qyteti, Osman Osmani ka qenë i vetmi shqiptar që ka kandiduar dhe ka fituar zgjedhjet.

Ai me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kishte arritur  të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës.

Osman Osmani ka qenë shqiptari i parë në Zvicër që ka fituar disa vite më parë, një vend deputeti në një parlament kantonal, gjegjësisht në vitin 2006, në Parlamentin e Kantonit Schaffhausen. Osmani është sekretar nacional për migracion në sindikatën „Unia“. Në “UNIA” është përgjegjës edhe për Evropën Juglindore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here