Ish kampioni olimpik Tërstena: Për 20 ditë humba 16 kg, në përballje me Covid-19

0

Ish kampioni olimpik i mundjes, Shaban Terstena ka folur në detaje rreth perballjes se tij me Covid-19.

Me poshte e gjeni adresimin e tij:

“Miqtë e mi të dashur, ju uroj nje ditë te mbarë dhe Zoti qoftë me ne..
Vendosa ta ndaj këtë mesazh …..
Për të gjithë milionerët dhe miliarderët pa marrë parasysh se çfarë kombi dhe besimi keni, maqedonas, shqiptar, turk apo ndonjë komb tjetër.Të kesh Covid 19 është e trishtuar dhe shumë e pasigurt, ai është aq i heshtur dhe vdekjeprurës, 20 ditë, unë isha në situatën më të vështirë në jetën time, luftoja me koravirusin në një spital për jetë ose vdekje. Falë Zotit, unë e kapërceva rrezikun e madh, për këto ditë që isha në spital.
Të dashur miq, me këtë dua t’ju tregoj se sa i rrezikshëm është koranvirusi, unë kam humbur 16 kg nga kjo sëmundje dhe imagjinoni sa ështe dallim i madh, kur unë, atëher isha si një djalosh i ri, si sportist për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike është dashur për tre – katër muaj të humbi 12 kg nga pesha trupore dhe jo si tani, për 20 ditë që kam humbur 16 kg nga ky i mallkuari virusi
Mjekët më thanë se duhet një proces shumë i gjatë shërimi dhe dhe ndoshta nuk mund të jem kurrë ai që isha.

Njerëz të dashur, unë kam një mesazh për të gjithë ata patriot të mëdhenj, biznesmenë që në emër të këtij vendi dhe popullit janë bërë milionerë dhe miliarderë, pa marrë parasysh se çfarë kombi dhe besimi keni.Tani është koha që ju të tregoni patriotizmin tuaj, ju duhet të ndihmoni popullin tuaj tash në kohërat më të vështira, ku çdo ditë vdesin nënat, baballarët, të moshuarit dhe të rinjtë tanë, të afërmit, miqtë tanë, vëllezërit dhe motrat.
Ne nuk duhet të presim vetëm dikënd nga jashtë për të na dhëne ndihmë për një ineksion . Jo, jam i sigurt që të gjithë ju që Zoti ju ka dhënë kaq shumë pasuri dhe jani bërë milionera, asgjë nuk është për ju dhe të gjithë mund të blini së bashku vaksina kundër kovidiumit 19 dhe të shpëtoni popullin tuaj.
Ne nuk duhet të presim vetëm ndimën nga shtetin, 70 vjet më parë John Kennedy kur tha – mos prisni se çfarë do të bëjë shteti për popullin, por edhe populli duhet të bëjnë diçka për shtetin. Kjo është dita për patriotizmin më të madh, për të shpëtuar popullin nga ku po vdesin çdo ditë nga ky Covid-19 i mallkuar.
Unë nuk e di se çfarë te them tjetër, ndoshta dikush do të thotë pse ju nuk ndihmoni. Po, unë me të vërtetë jam një sportist i shqiptar që kam sjellë aq shumë medalje, fitore, trofe nga e gjithë bota por nuk jam milioner. Po të isha milioner me shumë kënaqësi dhe shumë krenari dhe nga zemra do të ndihmoja popullin sikur që kam ndimuar çdoher në kohat më të vështira .Çfarë tjetër të them gjithçka mund të bëhet vetëm nëse ke zemër dhe vullneti mund të ndihmosh njerëzit. Dhe njerëzit do ta kujtojnë atë.
Zoti e bekoftë popullin tonë.
Me shumë respekt, sporisti i juaj. Sh.Т.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here