Ish kampioni olimpik Tërstena fton miqtë të luten për shëndetin e ish trajnerit të tij

0
Ish kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena nga Shkupi e ka vizituar sot ish trajnerin e tij Hajrush Sinani i cili sipas Tërstenës është i sëmurë rëndë nga kanceri. Ish kampioni olimpik është lutur për shërimin e trajnerit të tij dhe ka shprehur dëshirën që gjithë miqtë e tij të luten për shëndetin e Sinanit.
Ja adresimi i z. Tërstena:
“Sot isha në vizit te trejneri im legjenda i palodhur në jetën e tij të lavdishme, Hajrush Sinani. Ai ka qenë i sëmurë për disa muaj por shëndeti i tij është dobësuar ndjeshëm këto ditë, ai nuk ndihet mirë aspak. Në fillim i lutem Zotit të Madhëruar që në këtë muaj të bekuar të Ramazanit që tja largon mundimin, e ta shëron sa ma shpejt. Të dashur shokë dhe njerëz të mirë ku do që jeni, kam një lutje me shpirtin tim sportiv deri tek ju, sikur që keni bërë lutje për mua kur une isha në situatën më të vështirë të jetës time, kur unë po luftoja me koranavirusin në spital për jetë ose vdekje. Pra kush mundet të lutet dhe të bëjë dua për trejnerin tim Harjush Sinani, në këto momente që është shumë në gjendje kritike nga sëmundja e Kancerit. Ne i lutemi Zotit që të shërojë të gjithë të sëmurët sa më shpejt të jetë e mundur. Amin
Me shumē respekt, sportisti dhe mik i juaj. Sh.Т
Rrofshit, Zoti na ruajt nga çdo sëmundje.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here