Ish-gruaja e të dashurit të Rita Orës ka një mesazh për këngëtaren

0

Ditët e fundit, mediat e huaja raportuan lidhjen e Rita Orës me bateristin e grupit “Blink 182”, Travis Barker. 40-vjeçari amerikan dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë bërë të pandarë që nga njohja tri javë më parë gjatë një eventi në SHBA.

Travis ka pas shpatullave një martesë të dështuar dhe dy fëmijë. Ish-gruaja e tij, Shanna Moakler, e cila vite më parë është shpallur Miss Amerika, thotë se pas pamjes së egër të Travis ka shumë më tepër. Ajo është shprehur se ai ka një histori të gjatë të abuzimit me drogën dhe varësinë ndaj femrave.

“Martesa jonë u shkatërrua nga varësia e tij prej drogës dhe femrave të tjera. Ai më ka tradhtuar vazhdimisht. Jeta me të nuk ka qenë kurrë e qetë. I uroj fat Ritës. Do të ketë vërtet nevojë”, është shprehur ajo.

Barker, një ish-i varur nga droga, ka një diferencë prej 15 vitesh me këngëtaren Rita Ora. Ylli i grupit “Blink 182” nuk është shumë i njohur në Europë, por në SHBA konsiderohet si një nga bateristët më të mirë të brezit të tij.

“Ai është tip i lezetshëm. Mendoj se kjo e bën tërheqës. Rita po përpiqet të çajë të Amerikë dhe Travis i njeh të gjithë në industrinë e muzikës. Për Travis-in, Rita nuk është thjesht e dashura seksi që e bën të duket më i ri. Të dy ata janë tipa që kërkojnë publicitet dhe kjo i bën ata kombinimin e përkryer. Unë shpresoj që Rita ta kuptojë me çfarë është ngatërruar”, shprehet ish-gruaja e të dashurit aktual të këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here