Ish-deputeti Nijazi Idrizi pyet: “Çlirimtar dje, terrorist sot?! Turp…”

0

Ish-deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, i cili më vonë kaloi në AAK, ka pyetur se si mund të jenë sot terroristë ata që dje ishin çlirimtarë. Idrizi në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se njerëzit e rrethuar e të likuiduar të shtunën e të dielnën në Kumanovë të Maqedonisë janë të njohur mirëfilli.

“Njerezit e rrethuar e te likuiduar ne Kumanove opinioni shqiptar e maqedon i njehe mire!
Keta ishin Luftetaret dhe Prijesit e luftes se 2001, per barabaresi, demokratizim e reformim te Maqedonise!
Keta ishin ata qe me 2001 e detyruan totalitarizmin atje qe te dorzohet!
Keta e rujten shtetin e Maqedonise dhe ia hoqen asaj barrikadat ruso-serbe per Evrope!
Keta e sollen Marreveshjen e Ohrit te cilen politika e Sulltanatit feudal shqiptar pa asnje nevoje e beri te negocueshme dhe e zhubraviti sa ajo me nuk lexohet!
Keta u likuiduan fizikisht, here pas here, me lejen dhe doren e ish shokeve te tyre, te cilet per pasuri e mall, themeluan oligarki bashke me maqedonet ne Maqedoni e ne Kosove!
Keta njerez kur e rishikuan rezultatin e luftes se tyre dhe kerkuan ndryshime, u futen ne kurth ne nje lagje te Kumanoves, per t’ua mbyllur gojen pergjithmone, nga snajperistet e sjellur nga Serbia enkas per kete pune!
Turp, turp, turp!”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here