Ish-anëtari i Byrosë Politike tregon se si Mehmet Shehu mund ta vriste Enver Hoxhën

0

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, Asllani hedh dritë mbi debatet në Byronë Politike dhe kritikat ndaj ish-kryeministrit më të gjatë të periudhës komuniste por dhe masat që ishin parashikuar për të marrë ndaj tij.

Si një njeri që kishte punuar prej më shumë se dy vjetësh me Mehmet Shehun, Muho Asllani beson edhe nga faktet që dolën më vonë se ai ka qenë agjent pasiv i shërbimeve të huaja, por që nuk ka dashur të veprojë.
Eleminimin fizik të Enver Hoxhës, sipas Muho Asllanit, Mehmet Shehu nëse dëshironte, mund ta kishte bërë sa herë të dëshironte, por nuk ka dashur ta bëjë.
“Momenti i parë ishte shokues kur merr vesh që Mehmet Shehu, gjithë ai udhëheqës i rëndë, serioz, trim të vrasë veten. Duke parë dokumentet që na u dhanë dhe aktiviteti që ka pasur, unë krijova bindjen se Mehmet Shehu ka qenë një agjent i shërbimeve të huaja në hije, pasiv që nuk ka kryer aktivitet. Në shkollën “Harry Fultz”, ai mund të jetë rekrutuar nga shërbimi i CIA-s, por nuk mendoja se e ka ushtruar aktivitetin e tij kundër vendit të tij. Sepse brenda meje kisha bindjen se nëse ai do të ishte aktiv dhe me mision të qartë për eliminimin e shokut Enver, ai do ta kishte bërë 100 herë, sepse Enveri dhe Mehmeti kalonin kohën më të gjatë bashkë dhe nuk e ndalonte askush”- thotë ai.
– See more at: http://lajmi.net/ish-anetari-i-byrose-politike-tregon-se-si-mehmet-shehu-mund-ta-vriste-enver-hoxhen/#sthash.DDvJh8UF.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here