Isa Mustafa:Nuk kam informata se mininistri Kuqi ka ndërhyrë në Fabrikën e Amortizatorëve

0

Sipas Mustafës është punuar shumë dhe po punohet shumë dhe se në këtë rast ka dallime konceptuale në lidhje me ministrin Kuçi.

Kryeministri Isa Mustafa në interpelancën e tij para deputetëve u ka bërë me dije kërkesës së opozitës se kërkesa për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi rezulton të jetë e padrejtë.

Sipas Mustafës është punuar shumë dhe po punohet shumë dhe se në këtë rast ka dallime konceptuale në lidhje me ministrin Kuçi.

Sipas tij të gjitha angazhimet e Qeverisë deri më tani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë meritë e ministrit Kuçi.

“Gjykoj se Kosova ka siguruar infrastrukturë të avancuar ligjore dhe kjo është ndërtuar nga ministri Kuçi dhe çdo pretendim për shkelje të ligjit e kemi detyrë ta raportojmë te organet e drejtësisë”, tha Mustafa në interpelancë.

Po ashtu kryeministri i Kosovës nuk është pajtuar me atë që deputetët e opozitës në mocionin e tyre kanë thënë se Qeveria nuk ka reaguar në serioze dukurinë e korrupsionit. Mustafa ka përmendur shkarkime të gjashtë zyrtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Mjedisit për shkak se kanë aktakuza.

Madje sipas Mustafës nga ky numër dy janë shefa të prokurimit në këto ministri.

Mustafa tha se nuk ka asnjë informatë se ministri Kuçi ka ndërhyrë në Fabrikën e Armotizatorëve ashtu siç pretendon opozita.

Mustafa tha se themelimi i Gjykatës Speciale është bërë në bazë të raportit të prokurorit Williamson ndërsa tha se pjesëmarrja e Këshillit Prokurorial të Kosovës në bisedimet me Serbinë është e nevojshme.

Ndryshe opozita ka kërkuar interpelancë nga kryeministri Mustafa ku kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Hajredin Kuçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here