Isa Mustafa:”Ne nuk kemi bërë emërimet editoriale në RTK”

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar lidhur me lajmin në media se kryeministri qëndron pas dy emërimeve editoriale në televizionin publik të Kosovës.Duke e mohuar ndonjë marrëveshje të këtij lloji,Mustafa thotë se “përpjekjet për ta lidhur kryeministrin dhe LDK-në me emërime të tilla janë tendencioze”.

Ja postimi i plotë i kryeministrit:

“Në portale është publikuar një “lajm”, sipas të cilit, emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) është bërë në marrëveshje me Kryeministrin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo është një e pavërtetë e madhe. Të tilla, çfarë për fat të keq po lexojmë, dëgjojmë e shikojmë shpesh.
Përpjekjet për ta lidhur LDK-në dhe mua si Kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës me zhvillime të tilla në RTK janë tendencioze. As unë, as stafi im dhe askush në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kërkuar emërimin e asnjë emri të përveçëm në pozita editoriale. Si kryeministër i Kosovës, mbetem i përkushtuar për ta mbështetur depolitizimin e transmetuesit publik dhe shndërrimin e tij në një shërbim cilësor për tërë publikun kosovar.
Politika editoriale e RTK-së nuk duhet të jetë e LDK-së dhe në interes të saj por as kundër LDK-së, sikurse edhe kundër asnjë subjekti tjetër. Ajo duhet të jetë e balancuar, të zbatoj kritere profesionale dhe të krijojë hapësirë të paanshme për të gjithë, ndërkaq qeverisja dhe menaxhimi të ushtrohen me mbikqyrje parlamentare, ashtu siç e parasheh ligji”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here