Isa Mustafa sfidon: “Kosova u çlirua sepse e pati në krye Rugovën…”

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka thënë se “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova”. “Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar(Shërbimi Informativ Kombëtar i Shqipërisë)sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”, ka shtuar ai duke u vetinkuadruar në debatin që ka ngjallur këto ditë një intervistë e ish shefit të SHIK-ut, Fatos Klosit i cili ka qenë kritik ndaj politikës së ish presidentit Ibrahim Rugova. “Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar”, ka konstatuar kryeministri aktual i Kosovës.
“Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, ka përmbyllur Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here