Isa Mustafa: “Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerzëve tanë”

0

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve ka përkujtuar se “për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre”. “Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë. Ata që bënë krime, duhet të dalin para drejtësisë”, ka theksuar ai.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, ka përmbyllur Mustafa.

Në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nga kryetari i legjislativit Kadri Veseli do të bëhet zbulimi i Përmendores dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Zbulimi i Përmendores do të bëhet menjëherë pas përfundimit të seancës plenare që do të mbahet me këtë rast, e cila pritet të fillojë në orën 10:00.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here