Isa Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin

0

“Xhavit Ahmeti punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment”, ka vlerësuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. 

Kryetari i LDK-së ka përkujtuar Dr. Xhavit Ahmetin, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.

“Xhavit Ahmeti ishte intelektual, personalitet me virtyte të larta politike dhe kulturore dhe politikan i mençur i cili në kohë të vështira të Kosovës dha kontribut të madh për arsimin shqip, shkencën dhe politikën.

Vdekja e Xhavit Ahmetit, veprimtarit të dalluar që e donte shumë Kosovën, ka lënë zbrazëti në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ai punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment”, ka shkruar ai.

Xhavit Ahmeti humbi jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here