Isa Mustafa në Loxhë: Zbardhja e vrasjeve të pasluftës është borxhi ynë

0

Sot është shënuar 17 vjetori i Betejës së Logjës së luftës së UÇK-së. Në këtë betej kishin rënë Rrustem Buriqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, ndërsa Tahir Zemaj, pjesmarrës në këtë betej ishte vrarë pas luftës, raporton Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti në shënimin e 17 vjetorit të kësaj beteje.
Mustafa ka thënë se shkuarja e parakohshme e Zemajt është fundi më absurd. Mustafa ka thënë se ua kanë borxh viktimave që t’i zbardhin vrasjet e pasluftës.

“Në mënyrë të veçantë përkujtojmë të rënët në këtë betejë, duke u bërë flijim për lirinë e atdheut. Beteja e Logjës shquhen për bashkëpunim ushtarak dhe kjo betejë sot është një synim për fitore me ushtarët e tyre që njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës. Për fat të keq shkuarja e parakohshme e Tahir Zemajt është fundi më absurd që mund të kishte një hero si Tahir Zemaj. Ky akt gjyqtar pati indinjuar tërë Kosovën dhe Amerikën. Serbia kreu krime çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës që u dënuan nga tërë bota demokratike. Ne e kemi për borxh t’i zbardhim të gjitha viktimat re pas luftës sepse këtë ia kemi borxh viktimave dhe Kosovës. Heroit dhe dëshmorët e betejës së Logjës dhanë jetën e tyre për një Kosovë të lire dhe për vlera demokratike”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here