Isa Mustafa: “Jabllanoviqin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tonë”

0

Isa Mustafa: “Jabllanoviqin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tonë”

PRISHTINË, 25 JANAR – “Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, në rrjetin e tij social “Facebook” nën titullin “për hirë të së vërtetës”. “Realiteti është se ata udhëheqin gati të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se kanë 10 deputetë në Kuvend.
Disa nga ata që sot po flasin kundër tyre, garojshin për me i zëvendësuar vendet e garantuara me ato të rezervuara, dhe sot do të kishim së paku edhe 10 më shumë nga popullata joshumicë në Kuvend”, ka tërhequr vëmendjen ai. “Ishte LDK dhe unë që mbajtëm parimin se janë konsumuar vendet e rezervuara dhe nuk lëshuam pe; të gjithë tjerët përpos VV- të cilën edhe nuk e pyesnin, bëjshin gara, si në ankand, se kush po jep më shumë”, ka shtuar Mustafa. “Për korrektësi duhet të them se Thaçi ishte më i matur, sepse thoshte se ai e përkrahë zgjatjen e vendeve të rezervuara, pasi është në koalicion me minoritetet, por nuk garanton se do të votojnë të gjithë deputetët e tij dhe se kjo nuk mund të arrihet pa LDK-në, kurse Ramushi e Behxheti, nuk kishin kufi me zemërgjerësinë e tyre”, ka vequar ai. “Tani të mos flasin shumë, se nuk u ka hije, ose le ta thonë të vërtetën”, ka porositur Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here