Isa Mustafa: Ishte një moment i shumëpritur, kualifikim meritor për në Franca 2016

0

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka qenë ndër të parët që i ka shprehë urimet kombëtares shqiptare për fitoren ndaj Armenisë. “Urime kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e kënd! Ishte ky një moment i shumëpritur dhe tani një kualifikim meritor për në Franca 2016. Për këtë u punua shumë, dhe një kontribut të spikatur e dhanë edhe futbollistët kosovarë, me lojën e të cilëve ndjehemi krenar të gjithë shqiptarët.” është shprehur ai.

“Dekadat e ardhshme në sport do të jenë padiskutueshëm në favorin tonë, sepse tani edhe Kosova po depërton fuqishëm në skenën sportive ndërkombëtare dhe ne zotohemi se përkrahja institucionale nuk do t’u mungojë asnjëherë për sukseset e tyre të mëtejme. IM”, ka theksuar Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here