Isa Mustafa i thotë Visar Ymerit se nuk e ka ditur që duke ngrënë letra njeriu bëhet shtatgjatë

0

Kryeministri i Kosovës, e ka vazhduar akoma debatin me Shefin e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, të cilin e nisi sot në Kuvend. Mustafa ka thënë se po habitet me ata që nuk po i shohin fitoret e Kosovës në dialog me Serbinë.  “Njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Serbia do të jetë realitet jo i largët. Se për këtë paska reaguar keq ministri serb i drejtësisë, Selakoviq, nuk po brengosem, sepse gur gur bëhet mur. Disa gurë të rëndësishëm të njohjes i vëmë kësaj jave në Bruksel, ku mori edhe ai pjesë. Në drejtësi arritëm ti aplikojmë ligjet e Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit tonë”, ka shkruar Mustafa. “Po habitem pak nga disa njerëz tanë se si nuk po u pëlqen kjo. Unë dyshoj që ata janë kundër sistemit unik të drejtësisë, por nuk jam i sigurt që ata nuk hanë letra, sepse vetë të menduarit se dikush duhet ti hajë ato, flet se ata edhe atë punë e kanë bërë, por nuk e kam ditur se njeriu bëhen shtatlartë duke ngrënë letra!? Ani, po të kishte hëngër edhe diçka tjetër, ku ta dimë se sa do të rritej”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here