Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit për dialogun në Bruksel

0

“Për momentin po punohet në tekstet për ndryshimet kushtetuese, tekstin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe në tekstin për statutin e Gjykatës Speciale”, i është përgjigjur Isa Mustafa deputetes së partisë së tij, Vjosa Osmani, të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e LDK-së ka shprehur shqetësimin e saj për bisedimet me Serbinë që po zhvillohen në Bruksel. Ajo ka drejtuar pyetje për ekipin e bisedimeve. “Çka po ndodh me bisedimet me Serbinë? Kuvendi po injorohet, ne nuk e dimë as se cilat janë temat e as kërkesat të cilat po parashtrohen atje. E vetmja mënyrë e informimit që neve deputetëve po na mbetet ta përdorim është përmes informimi përmes medieve”, ka pyetur ajo. .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here