Isa Mustafa i pakënaqur me Agron Mustafën

0

Isa Mustafa ka ngelu i pakënaqur me transferimin e Agron Mustafës nga Aeroporti në krye të PTK-së. Ai ka shkruar se për këtë çështje do të lypë sqarime nga Bordi i PTK-së.

Postimi i plotë:

Kam shumë reagime të arsyeshme lidhur me zgjedhjen e z. Agron Mustafa drejtor menaxhues të PTK-së. Reciklimet e njerëzve të njëjtë nga Aeroporti në PTK janë praktika të dëmshme për reformat që po i synojmë. Ky veprim bjen në pyetje kredibilitetin e Bordit të PTK-së dhe objektivave të tij.

Do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here