10.9 C
Pristina
E premte - 22 Tetor, 2021

Isa Mustafa e vlerëson si pazar vendimin për taksën, AAK e pyet atë se me kënd është

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka folur lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masë 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Sipas Mustafës, vendimi për taksën është populist dhe se dikush ka bërë pazare me të njëjtin, raporton lajmi.net.

“Serbia e ka merituar këtë vendim, mirëpo konsiderojmë se këto vendime duhet të jenë të menduara mirë, në mënyrë që më vonë mos të konstatohet që Kosova ka bërë vendim të ngutshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet ta mendojë mirë se a mund të përballojë pasojat tek rritja e çmimeve.

“Vendimi është bërë duke bërë pazare, dikush ka thënë rriteni 30 përqind dikush 100 për qind se ata e meritojnë”, ka thënë tutje ai.

E duke folur për fushatën e egër të Serbisë karshi Kosovës, Mustafa ka thënë se Beogradi e ka merituar qysh moti një vendim të tillë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili tha se taksa e vendosur nga qeveria ndaj mallrave serbe, është populiste, e pamatur dhe për pazare të dikujt.

AAK i ka reaguar kësaj deklarate përmes Pal Lekajt, i cili nëpërmjet një postimi ni ‘Facebook’ e ka pyetur kreun e LDK-së se me kënd është.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të ishte më mirë sikur LDK të dilte me qëndrim pro vendimit 100 për qind për rritjen e taksës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?

Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën. Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë”.

Nuk zbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here