Isa Mustafa e quan Kadri Veselin kryeministër dhe organizator të grevës së mësimdhënësve

0

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i është referuar si kryeministër liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Duke e pasur fjalën te marrëveshja për ndërprejen e grevës së mësimdhënësve, ai ka shkruar se mbetet të shihet çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë gjatë ditëve të ardhshme Veseli. 

POSTIMI: 

“Miq të nderuar
Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme. IM”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here