Isa “foli hapur”

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë sot në diskutimin e radhës në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL. Duke folur me Petrit Zogajn e FOL-it kryeministri Mustafa para se të futet në debat dhe në përgjigje të pyetjeve fillimisht i ka elaboruar zhvillimet aktuale në vend. Ai duke e prezentuar Programin Qeverisës së Qeverisë së Kosovës ka thënë se në fokus të tij është zhvillimi ekonomik, ndërkohë që në maje të prioriteteve e ka vënë bujqësinë. Ka premtuar institucione taman të pavarura të drejtësisë, rend dhe ligj, institucione të paprekura nga politika. Ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare lirimin e Kosovës nga izolimi, libelarazim vizash e punësime sezonale për qytetarët e Kosovës. Mustafa ka thënë se Qeveria që po e drejton ka dhënë përkushtimin maskimal sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale dhe ka premtuar se do të vazhdojë t’i kryejë obligimet për themelimin dhe funksionimin e saj sa më të shpejtë. Ai ka siguruar se Gjykata nuk është e drejtuar ndaj luftës së UÇK-së por ndaj individëve të caktuar. Krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë ndërlidhje me themelimin e Gjykatës Speciale as me Asociacionin e Komunave Serbe sipas kryeministrit Mustafa. Kryeministri ka thënë se do të bisedojë për kthimin e Listës Serbe në qeveri dhe ka shfaqur bindjen se kjo do të ndodhë si dhe nga ata të jepet emri i cili do ta zëvendësojë Aleksandër Jabllanoviqin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here