Isa Boletini u rivarros me nderime kombëtare

0

Eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht pushojnë në vendlindjen e tij në Boletin.

Ai u rivarros sot me nderime të larta nga qytetarë të shumtë dhe personalitete publike.

Edhe pse për në Boletin Isa Boletini nuk u përcoll nga garda e FSK-së e cila gjatë gjithë kohës ishte në përcjellje të tij, funerali i heroit për herë të fundit u lëshua në varr nga burra me veshje kombëtare.

Në ceremoninë e rivarrimit në Boletin kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i komunës Agim Bahtiri, dhe figura tjera publike.

Ceremonia ka përfunduar pa asnjë ekses, ndërkaq policia është kujdesur gjatë gjithë kohës për të shkuar mbarë kjo ceremoni.

Heroi i kombit Isa Boletini është vrarë më 1916 në Podgoricë nga malazezët dhe kthimi i eshtrave të tij u bë pas 99 vjetësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here