Isa Boletini me bashkëluftëtarët nesër “nisen” nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë

0

Enver Boletini dhe Nexhmedin Boletini nëpërmes një njoftimi për media bëjnë të ditur se nesër me fillim nga ora 10:30 do të nisen eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.

“Në ceremoninë që do të mbahet në fshatin Veriq, tek lagja Boletini, të Komunës së Istogut, (ku kanë qëndruar eshtrat në vitet e fundit), do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga aty do të nisen për në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni, përveç familjes së ngushtë dhe të gjerë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që do ta bëjnë bartjen e eshtrave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here