Isa Boletini edhe në Saraj të Shkupit

0

Më 28 Nëntor, në Saraj do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini ndërsa do të lëshohet në përdorim rikonstruimi i sheshit aktual të emëruar tashmë si “Sheshi I Flamurit”.

Këtë e bëri të ditur sot kryetari I Komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili tha se për këtë projekt janë ndarë 18 milionë denarë nga komuna. Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit ndërsa do të punohet në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani, raporton Alsat M.
Sipas Muratit, është nder dhe kënaqësi që përmendorja e Isa Boletinit të vendoset në komunën e Sarajit duke pas parasysh kontributin e tij dhe të bashkëpunëtorëve për çështjen kombëtare shqiptare. Përveç përmendores së Isa Boletinit, Bekim Murati tha se në sheshin e Sarajit do të ndërtohet edhe e ashtuquajtura Kulla tradicionale shqiptare e cila mbi kulm do të ketë simbolin shqiptar, plisin. Projekti për vendosjen e përmendores së Isa Boletinit u mbështet edhe nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here