Irani rrit tensionet SHBA-Izrael

0

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duket se janë thelluar.
Netanyahu ka akuzuar SHBA-në dhe të tjerët se kanë hequr dorë nga përpjekja për të ndaluar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

Ai ka thënë se SHBA dhe të tjerët janë duke pranuar që Irani, gradualisht, brenda pak vitesh, të zhvillojë aftësi për prodhimin e shumë armëve bërthamore.

“Unë duhet të bëj gjithçka për të ndaluar një rrezik të tillë të madh për Izraelin”, ka thënë Netanyahu.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Netanyahu ka një gjykim, që nuk është i saktë.

“Presidenti (Barack Obama) e ka bërë të qartë – nuk mund ta them në mënyrë më të vendosur – politikë e jona është që Irani nuk do të krijojë armë bërthamore”, ka thënë Kerry./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here