Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë besim, te shqiptarët

0

Ipeshkvia e Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka organizuar sonte pritje solemne në ambientet e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej nga u përçua mesazhi për bashkëpunimit dhe mirësi.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u shpreh se veçanti e festave janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, ndërsa pati edhe një porosi për Evropën që të tregohet më e drejtë me shqiptarët.

“Ftoj dhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore politike ose ekonomike që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te shqiptarët”, porositi ipeshkvi Dodë Gjergji.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh se festa të tilla janë një rast i përçimit të mesazhit për dialog, në mënyrë që Kosova të ecën përpara.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit në festa sikurse këto të fundvitit.

Ndryshe, për nder të kësaj feste, sonte në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here