Intervistë prej burgut gjerman:”ISIS s’ka të bëjë asgjë me islamin”

0

Sipas ligjeve gjermane të privatësisë, tregoi përvojat e tij, në një intervistë të pazakontë para se ai të dalë në gjyq në muajin gusht, nën akuzën e qenit anëtar i një organizate terroriste.

Në një intervistë prej burgut gjerman për gazetën “Suddeutche Zeitung”, e ka përshkruar përvojën e tij jo të zakonshme dhe se si ishte rekrutuar në një xhami të Ëolfsburg në Gjermaninë veriore, shkruan “The Telegraph”, transmeton lajmi.net.
Ai tha se kishte një periudhë shumë të vështirë më të cilën ai po përballej, dhe se gjatë asaj kohë ai sapo ishte ndarë nga e fejuara.

Ai udhëtoi në Turqi me një shok në muajin maj të vitit 2014, para se të kalonte kufirin më Sirinë. Ai fillimisht u burgos mbi shqetësimet se ai ishte një spiun, derisa rekrutuesi tij garantoi për të.

Ebrahim tha se anëtarët e Shtetit Islamik në Siri dhe Levant të japin vetëm dy zgjidhje; ose të jesh ushtarë i tyre ose sulmues vetëvrasës.

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar Ebrahim për shkak të tentimit të një sulmi vetëvrasës me bomba, mirëpo, ai kishte dështuar për të kryer sulmin në Bagdad, dhe Irak, sepse komploti ishte prishur në kohë nga autoritetet e Irakut.
Ai është kthyer në Gjermani në gusht të vitit 2014 pas shoqërimit të ushtarëve të plagosur për në Turqi.

Ai u arrestua në nëntor dhe u burgos nën akuzën e të qenit anëtar i një organizate terroriste.

Ndër tjerash ai paralajmëroi se “Nëse ju kuptoni se djali apo vajza juaj po bie në këto skena, apo po iu bie nga duart, gjejeni një motiv, se përse ata po sillen ashtu. Gjeni kohë për atë person dhe tregojuni se ju jeni familja e tyre e vërtet”.
Shtetit Islamik s’ka të bëj asgjë me Islamin, shtoi ai. Burgu në Gjermani është shumë më mirë se liria në Siri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here