Intervistë | Fetah Rudi: S’kam probleme shëndetësore, do të jem Nënkryetar i Komunës

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj kishte dhënë një deklaratë diskriminuese ndaj një personi i cili lëviz me karrocë. Udhëheqësi i Komunës kishte thënë se Fetah Rudi s’mund të bëhet Nënkryetar i Malishevës për shkak të problemeve shëndetësore. Por, në një intervistë për Express, Rudi ka thënë se do të bëhet Nënkryetar i Komunës. Ka kundërshtuar Kryetarin e Komunës, duke thënë se s’ka asnjë problem shëndetësor përveç se është invalid prej vitit 2000 kur kishte mbetur në karrocë për shkak të një atentati ndaj tij.

Express: Cila është e vërteta e marrëveshjes LDK NISMA për bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës?

Fetah Rudi: Marrëveshja për bashkëqeverisje në mes LDK dhe NISMES është arritur në mes Kryeministrit z. Mustafa dhe Kryetarit të Nismës dhe deputetit z. Limaj. Marrëveshja është nënshkruar me 23 shkurt ku janë marrë vesh që LDK të ketë pozitën e nënkryetarit dhe tri drejtori Administratën, Urbanizmin, Gjeodezi dhe Kadastër. Drejtorët sipas marrëveshjes duhet të fillonin punën me 9 mars kurse pozita e nënkryetarit po ashtu sipas marrëveshjes së dy subjekteve kur nënkryetari aktual z. Rexhep Mazrekut t’i sigurohet një vend pune në Prishtinë. Kjo është nënshkruar nga dy kryetarët, kryetari i Komunës z. Ragip Begaj dhe kryetarit te LDK z. Januz Kastrati. Më pas ne si kryesi kemi i kemi dërguar emrat për këto pozita, pas votimit ku unë me shumicë votash jam zgjedhur të dërgohem për pozitën e nënkryetarit. Sami Kafexholli është votuar për drejtorinë e Administratës, Fatmir Ademaj për Gjeodozi. Kjo është e vërteta, ne ia kemi dërguar emrat Kryetarit Begaj ku edhe unë isha prezent. Nuk ka pas asnjë marrëveshje tjetër
Express: LDK ju ka propozuar për Nënkryetar të Komunës ndërsa Kryetari Ragip Begaj tha se ju nuk mund të mbani këtë pozitë në komunë sepse keni probleme shëndetësore. Iu bindi ky arsyetim diskriminues i z. Begaj? Begaj, madje, tha se LDK është dashur t’ju rehabilitojë juve e jo të gjejë Malishevën për një gjë të tillë. Po kërkoni ju të rehabilitoni apo po e kërkoni një të drejtë ligjore?

Fetah Rudi: Po kjo është e vërtetë se z.Begaj ka thënë ashtu. Por shyqyr Zotit me shëndet ndihem mirë shumë dhe nuk kam pengesa dhe mund ta kryej detyrës. Unë prej vitit 2000 jam këshilltar komunal, këtë e di edhe z.Begaj, kështu që e kam ndier veten gjithmonë shumë mirë…”Kjo është e drejtë ligjore”

Express: Ka pasur reagime pas deklaratës së Begajt. Ndërkohë, PDK dhe LDK lëshuan një deklaratë ku thanë se marrëveshja për bashkëqeverjse po funksionon. Rrjedhimisht, aty s’u përmend askund mundësia që ju të merrni pozitën e Nënkryetarit?

Fetah Rudi: Deklarata e lëshuara mbrëmë nga të dy palët e kanë vërtetuar se marrëveshja është ashtu dhe dy partitë e dinë që unë do të jem nënkryetar i Komunës. Edhe një herë po e them se kjo u pa mbrëmë.

Express: Edhe dega e HANDIKos në Malishevë ka reaguar. Si e vlerësoni reagimin e HANDIKOSIT, i cili doli hapur pro deklaratës se Ragip Begajt?

Fetah Rudi: Dega në Malishevë e din që unë do të jem nënkryetari, por është mirë është që t’i dalin në mbrojtje personave me nevoja të veçanta, anëtar i të cilës jam edhe unë.

Express: Lideri i LDK’së nuk reagoi për këtë diskriminimin që ju bë juve. Në fakt, a po pajtohet Kryeministri me konstatimin e Kryetarit të Malishevës?

Fetah Rudi: Jo nuk ka bërë por nuk do të thotë që pajtohet sepse Kryeministri është shumë i vetëdijshëm dhe punon shumë për këtë kategori të personave dhe po besoj që nuk pajtohet me z.Begaj
Express: Keni folur për Express edhe më herët lidhur me atentatin që ka ndodhur ndaj jush. Deri ku kanë shkuar hetimet lidhur me zbardhjen e këtij atentati?

Fetah Rudi: Nuk e di deri ku kanë shkruar hetimet por besoj që drejtësia do të punojë për të gjitha rastet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot, pjesë e Garës së Femrave në Prishtinë!

Gara e parë e organizuar nga Autoklubi Racing Team bashkë me Federaten e Autosporteve të Kosovës!

Për sensibilizmin e shoqërisë ndaj vozitëseve femra në Kosovë e më gjerë!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here