Interi shënon fitore me rezultat 3:0,Xherdan Shaqiri shkëlqen (video)

0

Skuadra e Interit ka arritur një fitore të rëndësishmë në San Siro sonte.

Të besuarit e Roberto Mancinit triumfuan 3:0 në përballje me Palermon, duke u rikthyer te fitorja.

Fredy Guarin (16’) dhe Mauro Icardi (65’ dhe 88’) shënuan golat e këtij triumfi për Interin.

Kosovari Xherdan Shaqiri luajti 84 minuta në këtë sfidë duke asistuar në golin e parë të kolumbianit Guarin.

Interi tani ka 29 pikë në pozitën e nëntë në renditje, një më pak se Palermo që është e teta.

Mauro Icardi Goal ~ Inter 2-0 Palermo ~ 08/02… par rubin7190

Fredy Guarin Goal ~ Inter 1-0 Palermo ~ 08/02… par rubin7190

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here