Interi kërkon Elseid Hysajn

0

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipëris, Elseid Hysaj ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Empolit, duke zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha.

Dhe, njëra ndër këto skuadrat është Interi, që duket se ka bërë një interesim zyrtar për të transferuar Hysajn.

“Mendoj se Elseid është një nga futbollistët më të mirë në rolin e tij në Serinë A, ai po tregon vlerat e tij edhe me përfaqësuesen shqiptare dhe është mese normale që për të interesohen klubet më të mëdha italiane”, deklaroi Piccioli për mediat italiane.

Agjenti i Hysajt gjithashtu ka konfirmuar se përpos Interit në garë për shërbimet e klientit të tij janë disa skuadra të mëdha gjermane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here