Inter-Icardi, arrihet marrëveshja për rinovimin

0

Lajme të mira për tifozët e Interit. Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës deri në verë të 2019 për një pagë vjetore 2.5 milionë Euro, plus 200 mijë Euro bonus në rast kualifikimi në Champions League. Interi nuk do të mund të përfitojë nga të drejtat e imazhit të futbollistit, i cili do të fusë në xhep edhe 1 milion Euro për shkak të paraqitjeve të mira në këtë sezon futbollistik. Ishte pikërisht ky detaj nyja që kishte vështirësuar bisedimet në këto muaj, por që është zgjidhur me konsensus. Tashmë Mauro duhet thjesht të hedhë të zezën mbi të bardhë, për të zyrtarizuar gjithcka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here