Instituti Mjekoligjor: Foshnja 3-muajshe nuk vdiq nga i ftohti

0

Foshnja tremuajshe e cila humbi jetën mëngjesin e së hënës në një barakë të komunitetit rom në Shkozë të Tiranës, nuk ka vdekur si pasojë e të ftohtit. Ky është rezultati i ekspertizës mjekoligjore  e cila këtë të martë përcaktoi shkaqet e ndarjes nga jeta të foshnjës së seksit femër me inicialet M.M.

Informacioni paraprak është publikuar pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për të përshpejtuar procedurat për përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjës, referuar sensibilitetit të lartë publik.

Instituti i Mjekësisë Ligjore deklaron zyrtarisht se “nga të dhënat paraprake të këqyrjes së jashtme dhe asaj të brendshme përjashtohet një vdekje e ardhur si rezultat i të ftohtit, nga temperaturat e ulëta”.

Për të zbuluar nga se i erdhi vdekja foshnjës 3-muajshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë së po verifikohen me ekzaminim mikroskopik të gjitha të dhënat e tjera të evidentuara në trupin e pajetë të vogëlushes.

Komuniteti rom i kërkoi dje Bashkisë së Tiranës të mundësonte ceremoninë mortore të foshnjës për shkak të pamundësisë financiare të familjes. Po ashtu, banorët u shprehën se gjatë këtij viti, 5 foshnja të këtij komuniteti kanë ndërruar jetë.

Qibatie Mehmeti, e ëma e e foshnjës, u shpreh se vajza e saj ndërroi jetë nga i ftohti, teksa flinin. “Ishte ora 3 e natës kur unë u ngrita për t’i dhënë vajzës gji, por ajo nuk reagonte fare, ishte akull e ftohtë dhe trupi i ishte nxirë i gjithi. Lajmërova komshinjtë për t’a dërguar fëmijën me ambulancë në spital, por ambulanca nuk erdhi dhe as mjekët”, u shpreh nëna e foshnjës së vdekur.

Po gjatë këtij muaji, më datë 19 dhjetor, një tjetër foshnje ndërroi jetë për shkak të ftohtit në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”./Shekulli/

ajoooo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here