Indi – Rusi, rigjallërohet miqësia e vjetër në kohët e reja

0

Gjatë Luftës së Ftohtë, India dhe Bashkimi Sovjetik kishin një marrdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe ushtarake. Pas rënies së regjimit komunist në Rusi, marrëdhënia midis këtyre dy vendeve të fuqishme pothuajse u trashëgua. India e shikon Rusinë si partner të besueshëm.
Nga momenti i firmosjes së “Deklaratës për partneritet strategjik mes Rusisë dhe Indisë” në nëntor të vitit 2000, (me vizitën e Presidentit Rus Vladimir Putin në Indi), marrëdhënia midis dy vendeve  u forcua edhe më shumë. Bashkëpunimi u zgjerua në  të gjitha fushat, duke përfshirë politikën, sigurinë kombëtare, ekonominë, tregtinë, shkencën, arsimin, teknologjinë si dhe kulturën.

Vizita e presidentit rus Dmitri Medvedev në Indi në dhjetor të vitit 2010 bëri që partneriti midis këtyre dy vendeve të merrte një strategji të priviligjuar.

Ndërkohë, duke analizuar edhe takimin e fundit të presidentit rus Putinin dhe kryeministrit Indian Narendra Modi, në dhjetor të këtij viti, të cilët nënshkruan marrëveshjën për mbrojtjen dhe energjinë, marrëdhënia e tyre arriti “vllazërinë”.

Presidenti Putin deklaroi se Rusia do të ndërtojë centrale bërthamore në Indi gjatë dy dekadave të ardhshme. Marrëveshja është nënshkruar me vlerën 7 miliardë dollarë.

Kryeministrit Indian Narendra Modi ka shprehur dëshirën e mirë për bashkëpunim me Moskën, duke e cilësuar Rusinë si një partner të rëndësishëm në transformimin ekonomik të Indisë. Të dy vendet ranë dakort për ndërtimin e disa centraleve bërthamore ruse në Indi me një afat kohor të papërcaktuar.

Gjithashtu, midis dy vendeve janë miratuar edhe disa marrëveshje te tjera si: ndërtimin e helikopterëve multifunksionarë, të tipit “Kamov-226”; bashkëpunim të përbashkët në eksplorimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Rusi; përfshirjen indiane në koorporatën “Alrosa” të diamanteve në Rusi që prodhon 65% të diamanteve të prera në botë etj.

Presidenti Putin tha në një konferencë të përbashkët se, Rusia mbështetet Indinë në forcimin dhe zgjidhjen e problemeve globale dhe rajonale. Ai shprehu se, India është “ndër kandidatët më të nderuar” për anëtarësim e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here