Incident i kryeministrit Rama në Vlorë (video)

0

Edi Rama shkoi sërish në Vlorë për të vizituar zonat e përmbytura. Por nëse herën e parë banorët e panë si shpresë për t’ua lehtësuar sado pak problemet, sot i kanë kërkuar llogari për ndihmat e pamjaftueshme dhe reagimin e vakët të strukturave qeveritare.

Në fshatin Fitore ai u bë pjesë e një incidenti të rëndë. I shoqëruar nga kryetari i Komunës, prefektja e Vlorës dhe një grup militantësh të PS ai u ndal në një magazinë rrobash, e përmbytur nga vërshimi i Vjosës. Një banor i fshatit, Isuf Myrtezai, i kërkoi që të vizitonte edhe shtëpitë e tjera dhe jo vetëm ato të militantëve dhe simpatizantëve socialistë. Por kryeministri nuk pranoi. Myrtezai i kërkoi ndihma konkrete, se kur do të nisë përllogaritja e demëve, sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit, për shkak se dyshohet që ajo nuk do të jetë e plotë si pasojë e mosshpalljes së gjendjes së emergjencës. Por i zënë ngushtë nga këto pyetje, në pamundësi për t’u dhënë përgjigje konkrete, kryeministri është nervozuar dhe i është përgjigjur: Mos ke pirë gjë raki? I fyer nga ky qëndrim i kreut të qeverisë banori ka reaguar gjithashtu ashpër duke i thënë: të dh… mu në kryeministër! Debati është zhvilluar larg kamerave. Kur kryeministri ka mbërritur në qendër të fshatit, aty ku ishin edhe gazetarët, mes tyre pati një përplasje të dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here