Inagurohet fabrika për përpunimin e metalit në Fortesë të Rahovecit

0

Gjatë ditës së sotme në një ceremoni të organizuar në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit u bë inagurua fabrika për përpunimin e metaleve me emrin “EBBERSGROUP Industries”, investim nga Holanda dhe Kosova. Në këtë fabrikë do të bëhet shkrirja, përpunimi i metaleve me derdhje të Gizës, Çelikut, Alominit, Mesingut dhe Bronzit dhe makina industriale për destinim bujqësore e infrastrukturore sipas standardeve bashkëkohore. Shitja e këtyre pajisjeve është siguruar në tregun Holandez , Gjerman dhe Zviceran, thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Rahovecit.

Në fjalën e tij Henk Ebbers, bashkëfinancues në ndërtimin e fabrikës tha se në firmën e tij të cilën e ka në Holandë 15 përqind e punëtorëve janë Shqiptar, për këtë arsye nuk kam pasur asnjë dyshim që të investoj edhe në Kosovë. Sa i përket procedurave të cilat është dashur të kalohet në ndërtimin e kësaj fabrike, nuk kemi pasur asnjë problem, Ebbers dha një porosi “që të blihen produktet e shtetit të Kosovës, pasi që me blerjen e produkteve Kosovare do të i ndihmoni njëri tjetrin”, raporton Indeksonline.

Sipas komunikatës, në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës prezent ishte edhe ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti, i cili tha se investitor të tillë lirisht mund ti quajmë heronj të Kosovës, pasi që në këtë fabrikë do të punësohen 50 punëtor. Po ashtu ministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës do ti mbështet të gjithë investitorët të cilët vijnë për të investuar në Kosovë.

Kryetari Vehapi, në fjalën e mbajtur me rastin e inaugurimit të fabrikës u shpreh i kënaqur me investimin e bërë nga ana e investitorëve Holandezo-Kosovare, investim ky i qëlluar i cili në radhë të parë do të ndihmoj në zbutjen e papunësisë në Komunën e Rahovecit, po ashtu ky investim është një eksperiencë e re e cila shpresojmë që të zgjerohet edhe me tutje, thuhet aty./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here