Ina Qoshku, bukuria shqiptare në katalogjet turke

0

Në rast se dikush dëgjon që nëpër katalogje turke është prezente një shqiptare, atëherë ai duhet ta dijë që fjala është për modelen Ina Qoshku. Ajo tashmë vetëm i ka bërë disa sete. Qoshku në një intervistë ka treguar se të tjerët i kanë thënë që ka elemente të përafërta me Angelina Jolie. Ajo po mendon që të studiojë ose për Gazetari ose për Menaxhim biznesi. Thotë se Shqipëria është atdheu i saj, porse ka vërejtje për politikën. Qoshku shprehet se planat e saj për të ardhmen pos tjerash lidhen edhe me modelimin.

Kush është Ina Qoshku jashtë fushës së modës?

Ina jashtë fushës së modës është një vajzë e thjeshtë, pa komplekse. Më pëlqen të dalë shumë me shoqërinë, të frekuentoj ambiente ku ka gjelbërim dhe në kohën e lirë merrem me aktivitet.

Pse merrni me modelim?

Sepse kjo dëshirë më ka lindur që e vogël. Gjithmonë më ka pëlqyer të merrem me botën e televizionit. Modelingu është pasioni im tek i cili unë gjej vetveten.

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?

Kam pasur shumë suksese, mund të themi në çdo konkurs bukurie apo për topmodele kam rrëmbyer nga një çmim. Sukses tjetër ka qenë dhe bashkpunimi me producentë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova ,por suksesin tim më të madh do ta veçoja, pozimi i disa seteve fotografike për katalogje të ndryshme turke e cila është në përfundim e sipër .

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Kur e kam nisur të merresha me këtë aktivitet e kam nisur pa ndonjë synim. Atëherë isha e vogël, vetëm 15 vjeç dhe nuk mendoja që do të arrija deri këtu ku jam sot. Asnjëherë kur kam marrë pjesë në ndonjë konnkurs nuk kam ikur me idenë që do fitoj, por që do jap maksimumin dhe të kënaqesha. Tani duke u rritur kam synim për më lart, kuptohet dua të bashkëpunoj me producentë të huaj.

Çfarë drejtimi do të studioni?

Mendoj që përveç modelingut që e kam shumë passion, do vazhdoj shkollën .Më pëlqen të mbaroj për Gazetari ose për Menaxhim bisnesi. Për momentin këto të dyja më pëlqejnë më shumë.

A i kushtoni kohë leximit?

Nuk jam tip që shtrohem menjëherë në mësime, por kur ulem pastaj më duhet ta vazhdoj gjatë dhe nuk jam tip që në kohën e lirë ua kushtoj librave të ndryshëm, por gjatë verës më pëlqen të lexoj buzë detit.

Keni ndonjë idol?

Idhulli im është Angelina Jolie. Më ka pëlqyer gjithmonë për vet faktin që shumica më thonin se kam shumë tipare të përafërta me të. Më pëlqen për të gjitha, është një nga të paktat femra të bukura të zgjuara dhe me një zemër shumë të madhe.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal. Nuk ka njerëz perfekt, mendoj pa asnjë të metë. Mua më pëlqejnë shumë cunat serioz. Por preferoj dikë që të më vlerësoj.

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipëria është vendi ku unë jam lindur, prandaj më pëlqen dhe e dua, por ka gjithashtu dhe gjëra që nuk më pëlqejnë. Korrupsioni po përhapet sa vjen dhe më shumë. Në shumicat e rasteve nuk fiton talenti, por miku dhe kjo gjë është shumë e dëmshme për atë që e meriton me të vërtetë dhe nuk merrë meritat e duhura ashtu dhe për atë qe futë mikun është tepër e dëmshme .

A ndiheni më mirë në Elbasan apo në Tiranë?

Normalisht pasiqë Elbasani është vendi ku unë jam lindur, jetuar dhe vazhdoj të jetoj. Është një qytet i qetë dhe më i vogël se Tirana dhe mua më pëlqen kjo gjë ,por dhe Tirana ka atë të veten, e cila është një jetë më aktive.

Keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

Në Kosovë kam qenë shumëherë, sepse siç thashë kam bashkëpunuar me producentë kosovarë dhe për një periudhë të gjatë kam pasë shumë angazhime në Kosovë si modele, biles më është dashur të rri dhe me javë andej.

Do të pranonit të pozonit nudo për njër revistë?

Unë asnjëherë se kam pëlqyer të pozoj nudo.

 Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Nuk bëj plane, sepse saherë që përpiqem t’i bëjë nuk më dalin, por sigurisht e kam në mendje një plan dhe shpresoj ta realizoj, gjithmonë po flas në lidhje me modelingun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here