Imazhe të reja të pabesueshme rreth jetës së Osama Bin Ladenit në “strofullin” e tij në Tora Bora

0

Imazhe të reja të pabesueshme që tregojnë se si ishte jeta e Osama Bin Ladenit në strofullin e tij në Tora Bora janë zbuluar. Udhëheqësi i ndjer i Al Qaeda-së është shfaqur në një fotografi i ulur në atë që duket si një shpellë dhe në një tjetër me një mantel jashtë në mes të ditës. Forcat speciale të SHBA-ve i kanë kontrolluar malet e Afganistanit për vite për të gjetur liderin terrorist të arratisur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por pa dobi. Osama Bin Laden ka jetuar në kompleksin primitiv dhe të izoluar derisa fushata e bombardimeve të perëndimit e ka detyruar atë të largohej. Imazhet janë rishfaqur gjatë gjykimit për terrorizëm në Nju Jork të lejtnantit të Al Qaeda-së Khaled al-Fawwaz, ka raportuar “Daily Mail”. Ato ishin marrë nga gazetari palestinez Abdel Barri Atwan. Bin Laden kishte qenë njeriu më i kërkuar në botë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Amerikë më 2001. Ai ishte zbuluar në një kompleks në Abbottobad të Pakistanit, dhe ishte vrarë më 2 maj të vitit 2011 në një bastisje nga forcat speciale amerikane.

1620053_10155368779205089_1416552737_n

 

11051131_10155368778265089_375346913_n

 

11063403_10155368778670089_2021076178_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here