Imamët e vetëshpallur: Allahu e shkatërroftë këtë shtet!

0

Është shtyrë seanca ndaj imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për rekrutim dhe dërgim për luftë në Siri të shtetasve shqiptarë. Duke kërkuar të njihen me aktet e shtyrjes së afateve të hetimit, të pandehurit Gerti Pashja dhe Bujar Hysa janë larguar nga salla e gjyqit.

“Allahu e shkatërroftë këtë shtet”, shprehet i pandehuri Fadil Myslimani në sallën e gjyqit. “Ne nuk jemi të çliruar. Vetëm ISIS-i mund të shpëtojë Shqipërinë. Të rinjtë dhe të rejat po ikin nga Shqipëria se nuk kanë besim te shteti, jo nga ISIS-i”, tha seancën e kaluar Myslimani.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e të pandehurve kanë refuzuar të mbrohen me avokat, duke theksuar se mbrojtësi i tyre është Allahu.

Prej shumë kohësh, procesi gjyqësor ndaj nëntë të pandehurve, mes tyre dy imamët e vetëshpallur, Genci Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa, tentohet me çdo kusht që të zvarritet nga ana e tyre./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here