Ilirjana Arapi, një modele që ëndërron të bëhet kirurge dhe të shkruajë libra

0

Ilirjana Arapi, ndryshe nga shumë vajza që merren me modelim e të cilat zgjedhin për të studiuar drejtime më të përafërta me profesionin e tyre, planifikon që të studiojë Mjekësinë. Madje jo vetëm kaq, ajo e do edhe Letërsinë dhe po punon që të botojë edhe librin e parë.

Vajza e lindur në Leskovik, në një intervistë, thotë se po ndihet mirë në Tiranë dhe se ëstë një qytet që ofron mundësi. Ajo ka treguar se në fushën e modelimit është dëshirë e saj që të lidh marrëveshje me kompani ku nga puna e saj do të ngeleshin të kënaqur që të dyja anët. Burrin ideal e mendon sikur një shok të mirë.

 

Si ndatë nga nga organizimi i fundit që morët pjesë “Miss dhe Misster Pavarësia”?

Nga “Miss dhe Mister Pavarësia” u largova tepër e kënaqur dhe jo për arsyen se fitova një çmim, po sepse aty arrita të njoh më mirë veten time, si dhe njoha një shoqeri me të cilën tash u bëra e pandashme. Dhe pse mora nje çmim të thjeshtë “Miss Bosch”, përsëri shpresa për mua vdes e fundit , dhe do vazhdoj akoma të ndjekë këtë rrugë.

 

Kush është Ilirjana jashtë fushës së prezantimit të bukurisë?

Të flasë për veten time duhet shumë kohë, sepse në të vërtetë jam tepër komplekse .Studioj në Gjimnazin “Myslym Keta”, jam në vitin e dytë. Jam një person që qesh gati çdo kohë. Më pëlqejnë aventurat, jam shumë e shoqërueshme dhe kam një shoqëri të gjërë, e cila më përkrahë për këtë që jam. Por si çdo njeri tjetër shpesh jam dhe nevrike, mbaj mëri po më zgjatë shumë pak.

 

Në sa ngjarje të bukurisë keni marrë pjesë deri më tash?

Hapin tim të parë e hodha në një prej konkurseve të bukurisë “A passion for”, ku në këtë kompeticion dola në finale në mesin e pesëmbëdhjetë vajzave më të bukura. U zgjodha për të marrë pjesë në një tjetër garë bukurie “Miss Universi” por një problem familjar më pengoi të vazhdoja më tej. Gjithashtu kam marrë pjesë në “Miss dhe Mister Adoleshenca”, aty u zgjodha nga “Greace of MODEL” një nga agjensitë më të mira në Shqipëri, si modelja më e mirë. Dhe së fundmi pjesëmarrja ime në “Miss dhe Misster Pavaresia”.

 

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?

Nuk është se kam arritur ndonjë sukses tepër të madh, e rëndësishme për mua është se po i ngjisë shkallët me ngadalë. Ndoshta e ardhmja ka rezervuar diçka të madhe për mua.

 

Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?

Suksesi që duhet të arrijë, mendoj se çdokush që i futet një rruge të ënderruar dëshiron suksese të larta. Dëshira ime është që të jem një modele e një agjensie të mire, e cila do të jetë fitimprurëse për të dy palët. Është ëndrra ime që të prezantoj veshjet më presigjoze të modës në sfilata.

 

A merreni edhe me modelim?

Modelimi ëësht ajo fushë, e cila më bën të ndihem vetvetja, kjo është rruga që unë ndjek. Pjesëmarja ime në garë bukurie ishte thjeshtë një preferencë e rastit, e cila mu dha si mundësi dhe nuk e anashkalova.

 

A keni ndonjë idol?

Në fushën që unë kam zgjedhur idol që mua me frymëzon është Xenia Tchoumitcheva.

 

A do ta ndërronit Tiranën me një qytet tjetër?

Unë kam lindur në një qytet të vogël në juglindje të Shqipërisë, në Leskovik dhe kam pothuajse gjashtë vite që jetoj në Tiranë dhe nuk besoj se do të gjeja diku tjeter në Shqipëri ato çka më ofron vendi ku po banoj. Por gjithsesi diku jashtë shtetit gjithkush do e preferonte Francën, pasi është një nga vendet i cili më magjeps.

 

Cilin drejtim keni dëshirë ta studioni?

 

Drejtimi i cili kam zgjedhur të studioj është Mjekësia, ku një degë e saj, Kirurgjigja më pëlqen shumë.  Shpresoj që  t’ia arrijë dhe t’ia dalë sa më mirë.

 

 

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?

Letërsia më rrëmben në botën e saj , unë iu kushtoj shumë vëmendje librave, sidomos romaneve. Një nga romanet e fundit qe kam lexuar është “Dhe unë dua të jetoj signore”, një libër i një shkrimtari italian. E keqja ime është se unë i përjetoj ngjarjet që ndodhin brenda një libri si vet personazhet. Kam filluar të shkruaj një libër, i cili titullohet “Në Labirintet e Jetës”, shpresoj të jetë në duart tuaja sa më shpejt.

 

Cili është burri ideal në mendjen tuaj?

Burri ideal? Une s’do ta quaja burrë po shok, sepse ajo fjalë më duket si kur ka një peshë shumë të rëndë. Shoku i jetes time dua të jetë një person i thjeshtë, i cili do më bëjë të ndihem mirë në çdo kohë, të më kuptoj pa folur, të më do dhe të më mbështesë për këtë që jam dhe jo për atë që ai dëshiron.

 

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

Planet mia tani për tani janë të mbaroj shkollën, më vonë nuk i dihet sesi shkon jeta.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here