Ilir Rexhepi në serialin „Notruf Kafenkante“, në ZDF të Gjermanisë

0

„Notruf Kafenkante“ , është seriali i mirënjohur gjerman që transmetohet në ZDF , në të cilin, aktori shqiptar, Ilir Rexhepi ka një ndër rolet kryesore episodike në krah me aktorët e famshëm si: Sanna Englund, Matthias Schloo, Bruno F. Apitz, Harald Maack …

“Ky është një serial i zhanrit krim-aksion, që rrëfen për përditshmërinë e aksioneve të njësive policore dhe mjekëve në klinikën emergjente të një spitali”, ka thënë për KultPlus, Ilir Rexhepi i cili ka shpjeguar më pas se ky serial televiziv realizohet që nga viti 2007 dhe se ka një popullaritet shumë të madh, duke pas parasysh se transmetohet në televizionin e dytë shtetëror gjerman ZDF.

Ilir Rexhepi, i cili ka përfunduar studimet për aktrim në Universitetin e Prishtinës, në klasën e profesorëve: Enver Petrovci e Faruk Begolli për të vazhduar më pas me përgatitje profesionale në fushën e aktrimit edhe në Gjermani këto ditë ka përfunduar edhe xhirimet e një filmi i cili titullohet „Kreisgespräche“ . “Në këtë film pata fatin që të luaj me aktoren shumë të famshme, Eva Eva Habermann”, ka thënë për fund Rexhepi, i cili gjithnjë e më shumë është duke u treguar me suksesin e tij në projekte të ndryshme filmike të Gjermanisë./KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here