Ilir Meta pret Vuçiçin në Kuvend “bashkë” me Isa Boletinin

0

Pas takimit dhe konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin, Rama, kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç është takuar edhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe presidentin Bujar Nishani.
Me Metën, takimi u zhvillua në mjediset e Kryesisë së Kuvendit dhe ajo që ra në sy gjatë shtrëngimit të duarve, ishte një pikturë e madhe në murin e dhomës së pritjes së delegacioneve.
Aty ishte një pikturë e luftëtarëve kosovarë, të cilëve u prin heroi Isa Boletini, moment që është fiksuar gjatë fotos zyrtare të shtrëngimit të duarve.
Meta e ka cilësuar këtë takim, si “historik, i cili vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë”.
“Dy Parlamentet reciproke kanë nisur një bashkëpunim pozitiv për të ardhmen e rajonit dhe detyra jonë është të ndërtojmë një klimë dhe besim reciprok me njëri-tjetrin. Ne kemi angazhim konkret për bashkëpunime të përbashkëta”.
Pas takimit me Metën, kryeministri serb mbërriti në zyrën e kreut të Shtetit Bujar Nishani për të përmbyllur kështu takimet zyrtare në Tiranë, ndërsa nesër do të jetë i pranishëm në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili i nis punimet sot në orën 19:00 dhe rinis nesër në orën 09:30./gazeta-Shqip.com/

vucic-nishani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here