Ilir Babaramo: Fati i “Trepçës” është sfida më e madhe për të gjithë shqiptarët

0

Gazetari dhe publicisti nga Tirana, Ilir Babaramo, ka thënë se fati i “Trepçës” është sfida më e madhe për të gjithë shqiptarët. Sipas tij, gjithë të tjerat janë folklor e show mediatik.

Postimi i plotë i Babaramos:

Nje lajm trondites nga Trepca. Nje grup minatoresh jane ngujuar ne galerite e minieres. Kerkojne sqarime nga qeveria Mustafa – Thaci per fatin e asetit me te madh ekonomik ne krejt hapesiren shqiptare. Dje qeveria e Prishtines u detyrua te terheqe projektin nga seanca parlamentare nen presionin e Beogradit.
Jane ngujuar ne te njejten galeri si 25 vjet me pare. Ishte koha kur Beogradi i hoqi statusin e krahines autonome Kosoves.Ishte koha kur shefi i Prishtines qe Rrahman Morrina. Si per ironi te fatit sot kryeminister eshte nje minister i tij , Isa Mustafa.
Ende nuk eshte plotesisht e qarte se cfare ka negociuar Thaci me Dacic per Trepcen ne Bruksel
Gjithesesi nje gje eshte e qarte. Fati i Trepces eshte sfida me e madhe per gjithe shqiptaret. Beteja me e madhe politike e tyre. Gjithcka tjeter eshte folklor , show mediatik, qe nuk mbulohet as me rraso hoxhallaresh e prifterinjsh ne bulevardet e Parisit apo drone neper stadiume

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here