Ikja e njeriut që lozte me furtunën

0

Shkruan Halil MATOSHI

1.
Doli nga skena e quajtur rrnesë, aktori Adem Mikullovci, (i lindur në Vushtrri më 1939) i cili shekullin e tij jetësor e ka kaluar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ka jetësu 45 role dhe rreth 70 performime.
Pati një karrierë prej shoumeni dhe komediani. Ka luajtur edhe në film.

2.
Në dy raste ishte rreshtu me politikën: Më 1990 kur ishte delegat i Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator) për t’iu rikthy asaj, sëfundi, kur mori një mandat në Kuvendin e Republikës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Kuvend (ishte më i vjetri) kur nuk i jepte vetës zorin të bënte ndonjë kritikë ndaj pushtetit, vizatonte ose hante keksa!?

3.
Mukullovci mbahet mend për mishërimin e tij me komiken, përbrendësimin e anës së idhtë të realitetit, porse shquhej edhe për depërtime me ndonjë nga rolet e tij psikologjike.
Në thelb, ai përmes karaktereve të tij i fliste anës komike të tragjedisë.

3.
Sipas Aristotelit, komedia antike filloi me
një spektakël, si “rutinë e ngritjës” në një rrafsh etik, ku në fund aktorët dalin të gjallë nga skena, ndonëse me lotë e të qaraveshur.
Si rregull, tragjeditë ndodhin në fushën e betejës ose në sallën e madhe të një pallati; Si pasojë kemi të bëjmë me një shthurrje shakespeare dramatike, me helm, shpata e vrasje makabré, ndërsa mjedisi më i mundshëm për komedi është dhoma e gjumit, një mejhane ose banjo.
Pse jo. një fshat i humbur ose edhe një vend i tërë në situata delirante!?
Porse komedia brenda tragjedisë ndodhë në një shpirt të trazuar, të vetmuar.
Një fund i lumtur është gjithçka që kërkohet.
Apo shthurrja dramatike Chehoviane.

4.
Ademi kësaj herë u bë serioz, doli nga skena me vdekjën e tij krahaqafe.
Qetë e pa bujë, ai la Teatrin e komedisë njerëzore për me lypë azil në ndonjerën nga shtresat e Komedisë Hyjnore të Dantes.
Mukullovci iku në kohë Pandemie kur njerëzve ka nusë t’u mungojë vdekja e dinjitetshme, ajo “festë” e çmendur nga serioziteti i rastit, me miq, që ta hedhin një grusht dhé përmbi…

5.
Më pati ftuar pas lufte në emisionin e tij “Pa dorëza” nga i cili më mbetët në kujtesë një hyrje e tij prej shoumenk, që ishte një burleskë e vërtetë.
Pasi u kullundris para kamerave, m’u drejtua: “Pashë Zotin Halil Matoshi, kush dreqin je ti, asgjë nuk di për ty, e hallku shumë po flasin…”!???
…isha shtangur. Këtë e mbaj mend.
Nemitjën si mimezis.
Asgjë fare nuk di as unë për dramen e njeriut që sëbashku me Plejaden e aktorëve ‘60-‘70, i dha identitet e emër kësaj Republike.

6.
Pusho në paqen e pasosun dhe numëro plagët e trupit e vrragët e shpirtit Adem. Do të vijnë pas teje plot aktorë që tallen me jetën e qajnë me dënesje përbrenda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here