Iker Casilas përshëndetet plotë ndjeshmëri me Real Madridin

0

Iker Casilas është paraqitur i vetëm në sallën e konferencës për shtyp në Santiago Bernabeu për tu përshëndetur nga klubi i tij i fëmirisë, Real Madrid pas 25 viteve qëndrim. Ndërmjet disa fotove ‘gardiani’ legjendar i Real Madridit shfrytëzoi rastin për të lëshuar ndonjë batutë sa për të thyer emocionet të cilat e kishin kapluar.

Mirëpo, syri e tradhëtoi pasi filloi të rrjedhë lotë në momentin që ai morri duartrokitje në sallën e shtypit.
“Pas 25 viteve duke mbrojtur këtë stemë të klubit më të madh në botë, erdhi një ditë shumë e vështirë; ti them lamtumirë një institucioni që më ka dhënë gjithçka. Jam ndjehur i dashur, në moment më të mira dhe në ato më të vështira”. Iker Casilas gjithashtu theksoi se në Real Madrid ai ka mësuar vlera, miqësi, kompromis, përulje- gjë e cila i ka ndihmuar  në çdo vend ka ka shkuar.

Në veçanti erdhi edhe një përshëndetje edhe për tifozët e klubit madrilien të cilën nuk ishte se ishin sjellur mirë me të kohëve të fundit. “Para se të më kujtojnë si ndonjë portier i mirë apo i keq, shpresoj të më njohin si një person i mirë. Faleminderit, shumë herë faleminderit. Kurrë nuk do të harroj atë vend, në të cilin do vazhdoj të thërras ¡Hala Madrid!”. Në fund ai nuk harroi t’i falenderoj shokët e skuadrës si dhe gjithë trajnerët që ka punuar me ta. “Kam mësuar shumëçka nga gjithë trajnerët deri te Karlo Ançeloti”, përfundoi legjenda e klubit madrilien.

Legjenda e Real Madridit shkon në ekipin e Portos së Portugalisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here