Ik dhe mos u kthe 2015!

0

Brunilda Zllami

Po iken 2015! Duhet te merzitemi per nje vit qe po iken nga jeta jone? Ndoshta, por per kete vit s’do me marre shume malli. Madje i them ik, por jo vetem. Ik dhe merr hidhersine, stresin, prurjet dramatike e qesharake qe ekspozove, karakteret e reja te deformuara njerezore qe solle, merr arrogancen e kungujve, buzeqeshjet cinike te pjeshkave, merr vjedhjet e medha qe u llogariten si gjethe pemesh e qe do i paguajme dalengadale ne vitet ne vazhdim, ashtu sic kemi paguar ne heshtje luksin e hijenave me pamje engjelli, merr analizat e mendimtareve filozofe te studiove qe i bene neuronet tona per apoptoze, merr talljen e percmimin ndaj vuajtjes, merr fodullet e te paaftet qe na kane mbire si kerpudhat pas shiut e sorrollaten te lire ne token e plehrosur enkas per ta.
Kete vit cuditerisht e mbaj mend ne cdo muaj. Nuk mund te ankohet njeri se ishte vit monoton.
Filloi me shpaten e madhe te konkurseve qe do kthenin drejtesine e vendeve te marra pa merite dhe perfundoi ne qindra emerime militantesh gdhe ne cdo vend ku ata hidhnin syte. Vazhdoi me histori te verdha intrigash e komplotesh mafioze te rafinuara e perfundoi me shfryrje si nje tullumbace e mjere. Vazhdoi me zgjedhje e fasada te shumengjyshme e mbaroi me nje ngjyre qe leu fasadat;
Filloi me premtime e shpresa, mbaroi me zhgenjime e ofshama;
Cfare nuk pame kete vit!
Kurre me perpara s’kishte kaq shume pjeshka te lulezuara qe u kthyen ne frute te bukur e joshes e krejt bosh perbrenda. Asnjehere, as ne hallowen s’pame te mbijne aq shume kunguj qe e kthyen fushpamjen tyre ne portokalli e qe per me teper s’iu pushon goja per te fshehur injorancen e tyre.
Kurre me perpara s’kishim degjuar te flitej per kriminele ordinere dhe te sofistikuar qe fshihen pikerisht ne aureolat tona institucionale e kurre s’kishim pare deklarata ndershmerie e engjellizimi nga ana e po te njejteve njerez. Kurre s’kishim pare me shume klithma e ulerima per popullin nga njerez te veshur me mijera euro te hedhura persiper, ne parada ku pozojne pa turp e qe nuk fusin doren ne xhep per te dhene per ate qe eshte i varfer ( jo nese nuk kane kamera e fotografe perpara).
Kurre nuk kishin pare qe te sulmoheshin mjeket si kafshe te egra e t’iu ngarkohej barra e nje sistemi te kalbur prej kohesh e te mos behej asgje per t’a ndryshuar.
Kurre s’kishin degjuar per miliona qe hidheshin lart e poshte e te mos dinim as t’i numeronim se sa ishin vertet, as te gjenim guximin per te pyetur se ku shkuan.
Kete vit pame shume!
Njerez te vleresuar per “kontribute” e njerez i dhane vertet kontribute e gezim ketij vendi e iken ne heshtje e varferi. Kuptohet dy rreshta u shkruan per ta edhe ne gazeta, por pas lajmeve se kush kishte dale me bikini, kush kishte bere fotoshop, ose kush ishte zene per flokesh me dike tjeter.
Shume njerez u mblodhen ne solidaritet per te shpetuar jete ne rrezik, e shume te tjera u shuan pa asnje ndihme. Por ajo qe humbem vertet kete vit te gjithe ishte qetesia, dhe shpresa. Jo se kemi qene me me fat vitet e shkuar, por njeriu shpresoka qe dicka te ndryshoje dikur ne kete vend, sepse jeta eshte shume e shkurter.
Ndaj nuk merzitem se po iken nje vit tjeter nga jeta ime.
Ik dhe mos u kthe 2015!
Merr me vete gjithcka qe na servire kete vit, por mbi te gjitha merr deshperimin e vuajtjen dhe na kthe shpresen.
Shume nga ne do bejne urime te ngrohta, do pine nje gote vere, do takojne miqte, do argetohen me familjen ne ditet e para te vitit tjeter. E prape do urojne per nje vit te ri te mbare, prape do shpresojne se e ardhmja do jete me e mire. Dhe mes tyre do jem dhe une. sepse dua te besoj. Kemi nevoje te besojme e te shpresojme per dicka me te mire ne jetet tone dhe te dashurve tane. Kemi nevoje te besojme te miresia, njerezorja, e bukura. Kemi nevoje te besojme tek endrra qe secili ka ne sirtarin te cilit shpresoj t’i gjendet celesi i humbur.
Ndaj ju uroj miqte e mi, Gezuar Vitin e Ri! Uroj me te miren per te gjithe ju! Uroj te shohim e ndiejme me shume dashuri, se paskemi vertet nevoje! Sepse kjo na ben njerez.
GEZUAR!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here